Surpriza dhe rikthime te Kombëtarja, publikohet lista e Maran për Ligën e Kombeve

Lista e Kombëtares për ndeshjet e Ligës së Kombeve publikohet sot (19 shtator 2026). Trajneri Rolando Maran, do të shfaqet në konferencë për shtyp prej orës 11:00.

Fillimisht u raportua se trajneri Maran ka shpërndarë rreth 50 ftesa. Emra të ndryshëm kanë qarkulluar gjatë kësaj kohe për të veshur fanellën kuqezi, teksa do të luhen katër ndeshje në total.

Bëhet fjalë për Samuele Sinën që është pjesë e Union Breshia në Serinë C. Etrit Berisha është një tjetër emër, i cili ndërkohë do e kishte rikthim në moshën 37-vjeçare.

Amar Gërxhaliu, ndërkohë është një lojtar i cili do të merret pasi më parë është ftuar nga Kosova. Te “dardanët” nuk e ka pasur mundësinë e debutimit.

Sabah Kerjota, i cili është pjesë e Hearts në Skoci po ashtu pritet të jetë risi. Surpriza e madhe mund të jetë Nelson Vaiper. Sulmuesi 21-vjeçar është aktualisht i huazuar nga Mainz te Sturm Graz në Austri.

Kombëtarja do të sfidojë fillimisht Bjellorusinë më 26 shtator. Më pas, është sfida me San Marinon më 29 shtator. Në tetor fillimisht do të jetë transferta ndaj Finlandës më 3 tetor, ndërsa takimi me San Marinon më 6 tetor përmbyll raundin e katërt.


sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetholiganbetjojobetJojobetJojobet