Algert Sala ishte i ftuar në emisionin “Lancio” në Top Albania Radio, ku ndau hollësi për projektet muzikore, hapat e parë në karrierë dhe planet që ka për të ardhmen.
Të lidhura
None found
Përveçse kantautor, ai është edhe kompozitor e autor tekstesh, duke krijuar këngë si për veten, ashtu edhe për artistë të tjerë.
Gjatë intervistës, Sala u pyet nëse do ta pranonte një ftesë për të marrë pjesë në edicionin e gjashtë të reality show-t “Big Brother VIP”. Artisti nuk e përjashtoi këtë mundësi, duke u përgjigjur: “Po, pse jo? Zakonisht njerëzit më njohin shumë serioz dhe më të rafinuar në atë që unë bëj, por nuk jam dhe aq”.
Me këtë deklaratë, ai la të hapur mundësinë e një eksperience në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku publiku mund ta njihte edhe përtej figurës serioze që ka përcjellë deri tani nëpërmjet muzikës dhe karrierës.
Artisti u pyet gjithashtu se çfarë mund të pritej prej tij në format, konkretisht nëse është natyrë e qetë apo nevrike dhe e prirur për t’u përfshirë në debate.
Përgjigjja e tij ishte e shkurtër: “Jo. Ka mënyra të tjera, ha kokoshka dhe dëgjoj pse jo…”.
