Vendimin e marrë dje nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, e ka përshkruar si të rëndë dhe pikëllues.
Të lidhura
None found
Në një prononcim për KP, Kusari-Lila ka shprehur bindjen se verdikti mund të korrigjohet nëpërmjet hapave të ardhshëm, ndërsa ka kërkuar bashkim, maturi dhe planifikim të kujdesshëm.
Sipas saj, vendimi i djeshëm ka trishtuar jo vetëm qytetarët e Kosovës, por të gjithë shqiptarët, ndërsa frustrimi dhe protesta janë të kuptueshme. Ajo ka theksuar se në këto rrethana është thelbësore të veprohet me maturi dhe në mënyrën e duhur, me synimin që të arrihet lirimi i plotë dhe i pakushtëzuar i katër krerëve të UÇK-së, të cilët, siç tha ajo, u rrënuan padrejtësisht nga vendimi i një dite më parë.
Kusari-Lila ka shtuar se ekzistojnë mundësi dhe hapësirë që ajo që ndodhi dje të korrigjohet, por për këtë, sipas saj, kërkohet unitet, një plan i qartë dhe maturi e lartë gjatë përgatitjes së hapit të radhës.
