SHBA-ja u kërkon palëve të pranojnë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se Shtetet e Bashkuara e respektojnë vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Të lidhura

None found

“Ne e respektojmë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Pas shpalljes së vendimit, Uashingtoni u bëri thirrje të gjitha palëve që ta pranojnë atë dhe të mos përdorin retorikë nxitëse.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

SHBA-ja ritheksoi mbështetjen për drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre, si dhe për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit.

Gjykata Speciale në Hagë shpalli fajtorë katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan secili me nga 25 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Vendimi është i shkallës së parë, ndërsa avokatët mbrojtës kanë bërë të ditur se do ta apelojnë.


Shtuar 16.09.2026 16:05

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahispadişahbetjojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel