Vendimi për ish-udhëheqësit e UÇK-së: Detaje mbi fajësinë dhe pafajësinë

Pas më shumë se 41 muajsh proces gjyqësor, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhanë më 16 shtator vendimin për katër ish-drejtuesit e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u shpallën fajtorë për krime lufte.

Të lidhura

None found

Trupi gjykues dëgjoi 273 dëshmitarë dhe shqyrtoi rreth 5,500 prova materiale përpara se t’i shpallte fajtorë për katër vepra penale: arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të kundërligjshme.

Ish-presidenti Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim secili. Veseli, gjithashtu ish-kryetar i Kuvendit, mori një dënim prej 18 vitesh, ndërsa ish-deputeti Selimi u dënua me 13 vjet heqje lirie.

Megjithatë, gjykata i liroi të katërt nga gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit, të cilat përfshinin përndjekjen, burgosjen, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen e paligjshme dhe zhdukjen me forcë të personave.

Po ashtu, ata u shpallën të pafajshëm për një sërë incidentesh specifike të përfshira në aktakuzë në kuadër të pikave për krime lufte.

Çfarë u provua për krimet e luftës?

Sipas gjykatës, në periudhën midis prillit 1998 dhe 20 qershorit 1999, pjesëtarë të UÇK-së privuan në mënyrë arbitrare nga liria të paktën 385 persona, të cilët i cilësonin si “bashkëpunëtorë”, “spiunë” apo “tradhtarë”.

Në shumicën e rasteve, theksoi trupi gjykues, nuk kishte prova që këta individë të ishin përfshirë në veprimtari kriminale, luftime apo aktivitete që do të përbënin një kërcënim real për sigurinë.

Të ndaluarve nuk iu dha asnjë njoftim zyrtar për arsyet e privimit të lirisë, nuk u paraqitën pa vonesë para një organi gjyqësor apo autoriteti tjetër ligjor dhe nuk patën mundësi të sfidonin ligjshmërinë e masës së tyre.

Lidhur me kushtet e mbajtjes, gjykata vërtetoi se personat e privuar nga liria mbaheshin në ambiente të rënda, të tejmbushura, me mungesë ushqimi e uji, pa asistencë mjekësore dhe, në disa raste, të prangosur ose të lidhur me zinxhirë.

Gjithashtu, u konstatua se shumë prej tyre ishin rrahur me shkelma, me qyta pushkësh, shkopinj, shufra hekuri dhe mjete të tjera. Disa u detyruan të shihnin të ndaluar të tjerë duke u keqtrajtuar, ndërsa disa të tjerë përjetuan ekzekutime të simuluara dhe u kërcënuan me jetë.

Në 49 raste, gjykata gjeti se kishte ndodhur trajtim mizor, ndërkohë që 303 persona u vërtetua se ishin torturuar.

Sa i përket vrasjeve, trupi gjykues konstatoi se të paktën 96 persona ishin vrarë nga pjesëtarë të UÇK-së në 12 komuna të Kosovës dhe në një vendndodhje në veri të Shqipërisë. Viktimat, sipas gjykatës, u vranë me armë zjarri ose humbën jetën si pasojë e rrahjeve brutale.

Arsyet për shfajësimin nga krimet kundër njerëzimit

Ndryshe nga krimet e luftës, për të cilat u gjet përgjegjësi penale, për krimet kundër njerëzimit gjykata vlerësoi se nuk ishin plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga ligji.

Gjykata pranoi se anëtarë të UÇK-së kishin kryer akte dhune e keqtrajtimi ndaj civilëve në Kosovë dhe në disa pjesë të Shqipërisë veriore. Këto akte, sipas saj, ishin pjesë e një sulmi të gjerë ose sistematik.

Megjithatë, për t’u kualifikuar juridikisht si krime kundër njerëzimit, nuk mjafton që veprat të jenë të shumta apo të organizuara. Është e domosdoshme të provohet se sulmi kishte si objektiv një popullatë civile në tërësi, pra që civilët ishin në shënjestër si pjesë e një grupi të caktuar, jo thjesht si individë të veçuar.

Pikërisht këtë element, sipas trupit gjykues, Prokuroria e Specializuar nuk arriti ta provonte përtej dyshimit të arsyeshëm. Gjykata arriti në përfundimin se viktimat ishin përzgjedhur kryesisht për motive individuale – për shembull, për shkak të identitetit, veprimeve apo lidhjeve të tyre të supozuara – dhe jo sepse i përkisnin një popullsie civile që ishte shënjestruar në mënyrë kolektive.

Si rrjedhojë, ndonëse u konstatua një sulm i gjerë ose sistematik ndaj civilëve, gjykata nuk gjeti të provuar elementin thelbësor që do ta cilësonte atë si krime kundër njerëzimit. Për pasojë, të katër të pandehurit u liruan nga gjashtë pikat përkatëse.

Gjykata vërtetoi një “qëllim të përbashkët kriminal”

Trupi gjykues arriti në konkluzionin se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, së bashku me personalitete të tjera në udhëheqjen e UÇK-së, synonin pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e kontrollit politik e institucional mbi një shtet të pavarur.

Sipas gjykatës, për të arritur këto objektiva, ata ndanin një qëndrim të përbashkët se persona të caktuar, që shiheshin si pengesë, duhej të viheshin në shënjestër, të eliminoheshin ose të neutralizoheshin.

Këta persona, sipas gjykatës, përfshinin ndër të tjera anëtarë ose përfaqësues të forcave të tjera politike dhe ushtarake, veçanërisht individë të lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), persona që konsideroheshin të lidhur me autoritetet serbe, si dhe pjesëtarë të komuniteteve rome dhe serbe.

Gjykata konstatoi se zbatimi i këtij qëllimi të përbashkët u krye nëpërmjet vrasjeve, arrestimeve dhe ndalimeve pa procedurë të rregullt ligjore, keqtrajtimit fizik e psikologjik, frikësimit dhe përdorimit të asaj që në aktgjykim etiketohet si “luftë speciale”.

Trupi gjykues theksoi se krimet nuk ishin produkt i hakmarrjeve personale, grupeve të pakontrolluara apo veprimeve të izoluara, por ishin pjesë e një plani të hartuar nga të akuzuarit dhe persona të tjerë, i cili u zbatua gjatë konfliktit.

Gjykata gjithashtu përmendi një numër figurash të tjera të njohura të UÇK-së – Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Shukri Buja dhe Sabit Geci – për të cilët tha se ishin në dijeni të këtij qëllimi të përbashkët kriminal, kishin rënë dakord me të dhe kishin marrë pjesë në realizimin e tij.

Aktgjykimi, megjithatë, nënvizon se ndaj këtyre shtatë personave nuk është bërë konstatim fajësie në këtë çështje dhe se ata vazhdojnë të gëzojnë prezuminin e pafajësisë.

Përcaktimi i përgjegjësive individuale

Gjykata vlerësoi se katër të akuzuarit kishin dhënë një kontribut thelbësor në realizimin e këtij qëllimi të përbashkët dhe, mbi këtë bazë, i gjeti penalisht përgjegjës për katër krimet e luftës.

Për Thaçin, gjykata deklaroi se ai kishte luajtur një rol qendror në formulimin dhe ekzekutimin e qëllimit të përbashkët dhe konstatoi se ishte përfshirë personalisht në disa prej krimeve, përfshirë rastin e Behajdin Allaqit.

Sa i përket Veselit, gjykata veçoi funksionin e tij si shef i Drejtorisë së Zbulimit të UÇK-së, një organ që, sipas konstatimeve, ishte përgjegjës për identifikimin, mbikëqyrjen dhe asgjësimin e personave të dyshuar si “kolaboracionistë”. Ai, sipas gjykatës, nuk ndërmori masa për të parandaluar, hetuar apo ndëshkuar krimet, megjithëse ishte në dijeni të tyre.

Për Selimin, trupi gjykues konfirmoi kontributin e tij thelbësor në zbatimin e qëllimit të përbashkët, duke vënë në dukje se pozita e tij si inspektor i përgjithshëm i UÇK-së i jepte më pak autoritet mbi anëtarët e tjerë, krahasuar me disa nga bashkëpandehurit.

Ndërsa për Krasniqin, gjykata vërtetoi se ai kishte shfrytëzuar pozitën, rolin udhëheqës, pushtetin dhe statusin e tij për të vënë në jetë aspektet kriminale të qëllimit të përbashkët.

Hapat e ardhshëm

Vendimi është i apelueshëm dhe mbrojtja e katër të dënuarve ka bërë të ditur se do ta kundërshtojë atë në shkallën e dytë.

Avokati i Thaçit, Pierre-Richard Prosper, e quajti aktgjykimin një “parodi të drejtësisë” dhe njoftoi se do të kërkohet rrëzimi i tij në apel.

Ai paralajmëroi se procesi i apelit mund të zgjasë disa vite.


Shtuar 16.09.2026 16:06

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahispadişahbetjojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel