Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.
Era do të fryjë në drejtim Verior – Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të ulen ku do të variojnë: në zonat malore nga 15°C në 31°C dhe në zonat e ulëta nga 17°C në 34°C.