Takimi i Kryeministrit Edi Rama në Berat, i zhvilluar në kuadër të Reformës Territoriale, u përshkallëzua në debate të forta me një grup qytetarësh nga Poliçani, pjesë e të cilit ishte edhe aktorja Egla Ceno.
Dëgjesa u mbajt në ambientet e brendshme të një hoteli në Berat, por pas përplasjeve verbale përfaqësia e Poliçanit vendosi të largohej nga mbledhja.
Të lidhura
None found
Takimi nisi me fjalën e Ministrit të Pushtetit Vendor, Ervin Demo. Menjëherë pas përfundimit të prezantimit të tij, banorët e Poliçanit kërkuan të merrnin fjalën për të paraqitur shqetësimet e tyre. Kryeministri Rama reagoi ashpër ndaj tyre, duke iu drejtuar me shprehjen “Qepeni gojën”.
Fjalët e kryeministrit shkaktuan irritim te të pranishmit dhe sollën një përballje të tensionuar me kryebashkiakun e Poliçanit, Adriatik Zotkaj, si edhe me aktoren Egla Ceno.
Në shenjë kundërshtimi ndaj qëndrimit të kreut të qeverisë, e gjithë përfaqësia e ardhur nga Poliçani e bojkotoi takimin dhe u largua nga salla.
