Real Madridi bind ndaj Rayo Vallecanos dhe rikthehet te fitorja në La Liga

Pas disfatës së papritur ndaj Betisit, Real Madridi reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mposhtur bindshëm Rayo Vallecanon me rezultatin 4-1.

Të lidhura

None found

“Los Blancos” kaluan në avantazh në minutën e 14-të, kur Kylian Mbappe e dërgoi topin në rrjetë nga pika e bardhë.

Vetëm tre minuta më vonë, francezi përfitoi nga një top i rikuperuar në prapavijë dhe shërbeu Alvaro Carreras, i cili realizoi golin e dytë për madrilenët (17’).

Epërsia e Realit u thellua në minutën e 35-të. Jude Bellingham shënoi me një goditje të bukur pas asistimit të Vinicius Jr.

Rayo Vallecano u shfaq më kërkues në fillim të pjesës së dytë dhe arriti të ngushtojë diferencën përmes Sergio Camellos. Sulmuesi përfitoi nga një gabim i Camavingas dhe Vinicius, duke mposhtur Courtois me një realizim të bukur (51’).

Megjithatë, skuadra vendase nuk e vuri në diskutim fitoren. Mbappe shënoi edhe një herë në minutën e 90+1’, pas pasimit të Guler, duke i dhënë formën përfundimtare triumfit.

Me këtë sukses, Real Madridi ngjitet në kuotën e 12 pikëve, po aq sa Barcelona, e cila ka zhvilluar një ndeshje më pak. Ndërkohë, Vallecano mbetet me katër pikë.


Shtuar 12.09.2026 23:19

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahisvaycasinojojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahissekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibom