Deputeti socialist Erion Braçe mori pjesë në “Praninë Besnike”, në njësinë 5 të kryeqytetit, e njohur si një bastion i socialistëve.
Edhe pse nuk e kishte bërë të ditur më herët në rrjetet sociale, Braçe ishte këtë të premte, në orën 17:30, në lagjen Irfan Tomnini, të cilën e përshkroi si lagjen më të varfër, por më fisnike të njësisë 5 dhe të Tiranës.
Të lidhura
None found
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, deputeti bëri të ditur problematikat që banorët i paraqitën gjatë takimit.
Postimi i plotë i Braçes:
Dy orë e 35 minuta duke dëgjuar njerëzit, në lagjen më të varfër, por më fisnike të njësisë 5 dhe të Tiranës.
Banorët ngritën shqetësime të ndryshme, kryesisht personale, por edhe çështje që lidhen me komunitetin.
Problemet nisën me rregullin dhe sigurinë publike, ndërsa deri te pastërtia, e cila edhe në këtë zonë lë shumë për të dëshiruar.
Një shqetësim që nuk e priste ishte klasifikimi i legalizimeve si problem personal. Sipas banorëve, puna është bërë shumë mirë dhe pretendimi se Erion Braçe gënjen vetëm për t’u dukur e për të tërhequr vëmendje nuk qëndron.
Bëhet fjalë për shtëpi të ndërtuara 30 vite më parë.
Ndërkohë, lidhur me mbeturinat në Selitë, Braçe tha se nuk mundi t’u tregonte banorëve fotot dhe videot e autorëve të hedhjes së tyre.
Ai shpjegoi se, menjëherë pas postimit, Policia e Tiranës kishte shkuar në Nënstacionin e Selitës dhe kishte marrë pamjet e kamerës që mbulon sheshin ku është krijuar grumbulli i mbetjeve.
Pamjet përmbajnë targat e automjeteve dhe fytyrat e personave të përfshirë në këtë krim mjedisor.
Braçe deklaroi se të nesërmen do të pyeste Policinë e Shtetit se në çfarë faze janë hetimet për ndalimin e përgjegjësve, duke ngritur pyetjen nëse kamerat u morën pikërisht për këtë qëllim.
