Reperi i njohur Don Xhoni ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se do t’i bashkohet protestës “Marsh për Liri”, e cila do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke nisur nga ora 14:00.
Përmes një postimi në Instagram, Don Xhoni ka shprehur hapur mbështetjen e tij për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Të lidhura
None found
Në mesazhin e tij, reperi ka theksuar se protesta nuk lidhet vetëm me emra individualë, por sipas tij, me të kaluarën dhe historinë e Kosovës.
“Nuk po gjykohen veç ata. Po gjykohet një pjesë e historisë tonë. Po gjykohet sakrifica jonë. Po gjykohet liria e vendit tonë. E ajo liri, për mua, nuk ka çmim”, ka shkruar reperi.

