Përforcohet Partizani, 4 lojtarë të fuqishëm do i bashkohen ekipit

Partizani do të përforcohet me katër lojtarë të fuqishëm.

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, u ka premtuar lojtarëve të “demave” se do të vijnë në ekip gjatë kësaj merkatoje plot katër lojtarë me emër, që do të përforcojnë tepër organikën e klubit.

Ky premtim u është bërë lojtarëve gjatë kohës kur Partizani merrte ende pjesë në Ligën e Konferencës. Që nga koha kur Rama ka dhënë këtë premtim e deri më tani, te Partizani është afruar zyrtarisht vetëm i riu Klevis Dragaj, ndërsa zyrtarizimet me peshë kanë munguar.

Të kuqtë janë pranë firmës me ish-mesfushorin e Kombëtares Migjen Basha, që mund të jetë një nga katër lojtarët me emër që Olsi Rama ka premtuar.


Shtuar 10.08.2021 14:30