Fanella e re e ekipit të Juventusit mund të jetë me ngjyra të ndryshme nga sa jemi mësuar ta shohim.
Pas dy fanellave të para, po diskutohet për një fanellë të tretë me ngjyrë të bardhë, blu dhe të verdhë.
Sipas faqes së njohur të dizenjove të fanellave “Footy Headlines”, kanë publikuar pamjet e para sesi do të duket fanella e tretë e “Zonjës së Vjetër” ku bien në sy ngjyra e bardhë, blu dhe e verdhë në të njëjtën fanellë.
Nuk janë ngjyrat tradicionale të Juventusit ku karakterizohet me ngjyrat bardhezi, por tani në dorë i mbetet drejtuesve nëse kjo fanellë mund të jetë zyrtarisht për sezonin e ri futbollistik 2021/2022.
Sigurisht që mbetet për tu parë dhe reagimi i tifozerisë bardhezi, ku jo pak herë vitet e fundit nuk janë shprehur të kënaqur nga modelet dhe dizenjot e fanellave.