Abuzuan sek*ualisht me vajzën 21-vjeçare, arrestohen 4 gjermanë në Greqi

4 të rinj gjermanë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohen për përdhunim dhe tentativë përdhunimi të dy grave në Hersonissos.

Sipas mediave greke, denoncimi është bërë nga dy vajza të reja të moshës 19 dhe 22 vjeç nga Holanda, ku natën e së dielës ata takuan dy të rinj gjermanë, të moshës 21 dhe 23 vjeç, në një bar të vendosur në zonën e Hersonissos.

Pasi u argëtuan ata vendosën të vazhdojnë natën në dhomën e burrave. Atje, sipas ankesës së vajzave, 23-vjeçari dhunoi vajzën 19-vjeçare ndërsa 21-vjeçari tentoi të përdhunonte 22-vjeçaren.

Në fakt, sipas ankesës, dy miq të tjerë ishin në të njëjtën dhomë, por ata nuk morën pjesë në përdhunimin. Të katër të rinjtë, pas ankesës së dy grave, u arrestuan nga policia e Hersonissos. /albeu.com/

 


Shtuar 10.08.2021 13:48