Chiesa drejt largimit nga Liverpooli, dy klube të La Ligës interesohen për italianin

Qëndrimi i Federico Chiesas te Liverpooli është vënë gjithnjë e më shumë në pikëpyetje, ndërsa mundësia që italiani të transferohet në La Liga gjatë afatit kalimtar të janarit po bëhet reale.

Të lidhura

None found

Calciomercato.com raporton se Atletico Madridi dhe Valencia janë dy klubet që kanë shprehur interesim për Chiesan.

Valencia ndodhet aktualisht në vendin e fundit të La Ligës, me vetëm një pikë të grumbulluar pas katër ndeshjeve. Një kalim te klubi spanjoll do t’i jepte Chiesas mundësinë të bashkohej sërish me Harvey Elliott, i cili luan atje në formë huazimi.

Edhe Atletico Madridi po e ndjek nga afër situatën e italianit. Klubi madrilen e ka kthyer vëmendjen nga Chiesa pasi nuk arriti ta sillte përsëri Nico Gonzalezin nga Juventusi, pas huazimit të tij të suksesshëm.

Chiesa u transferua nga Juventusi te Liverpooli në vitin 2024, por nuk ka mundur të sigurojë hapësira të mjaftueshme në formacion që prej mbërritjes së tij.

Gjatë sezonit të parë në Ligën Premier, ai regjistroi vetëm 104 minuta aktivizim, kurse sezonin e kaluar e nisi si titullar vetëm një takim.

Pozita e tij në skuadër është rënduar edhe më shumë këtë sezon, pasi ende nuk është paraqitur në asnjë ndeshje zyrtare.

Për më tepër, Chiesa nuk është përfshirë në listën e Liverpoolit për Ligën e Kampionëve.

Në këto rrethana, largimi i tij në janar konsiderohet tashmë një skenar i mundshëm, ndërsa Atletico Madridi dhe Valencia vazhdojnë ta monitorojnë nga afër situatën.


sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis