Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën e krijuar në Bashkinë e Tiranës pas mungesës së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg. Sipas Ramës, kjo gjendje përbën një “eksperiment social” që ka shkaktuar pasoja të rënda për kryeqytetin.
Rama u shpreh se Bashkisë së Tiranës “iu pre koka”, duke argumentuar se një situatë e tillë ka sjellë dëme të mëdha, sidomos për familjet që vazhdojnë të presin zgjidhje pas tërmetit.
Të lidhura
None found
“Që kur Bashkisë së Tiranës iu pre koka për arsyet që dihen dhe për mosarsyet që nuk dihen, unë mendoj se viktimat e para dhe më të pafajshme të kësaj kokëprerjeje të padëgjuar në historinë e BE dhe vendeve të Europës që hyjnë në Këshillin e Europës.
Ka dy raste Strasburgu, dhe rasti i Shqipërisë që është shumë më i rëndë sesa ato.
Heqja e kokës së kryeqytetit dhe eksperimenti social, legal, politik, ekonomik i drejtimit të kryeqytetit pa kokë ka sjellë shumë viktima, e kanë paguar me dëme kolosale. Kategoria sociale në Tiranë më e prekur janë ato familje që presin t’u jepet çelësi sepse janë viktima të tërmetit. Eksperiment social i rëndë dhe totalisht i dështuar”, deklaroi Rama.
