Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka kërkuar vënien në dispozicion të audio-përgjimeve të publikuara nga ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, ku ngrinte dyshime për një skemë të trafikut ndërkombëtar të armëve.
Sipas burimeve të News24, SPAK ia ka dërguar kërkesën Syri TV, ku u bënë publike përgjimet nga ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj.
Të lidhura
None found
Materialet e kërkuara nga hetuesit lidhen drejtpërdrejt me regjistrimet ku përmendet biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe lidhjet e tij me kompaninë “Timak”.
Më herët është bërë e ditur se “Timak”, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrjen ushtarake shtetërore “KAYO”, ç`ka ka ngritur supozime për përdorimin e strukturave publike në dobi të interesave private.
Kërkesa e SPAK-ut, drejtuar medias shënon hapin e parë drejt sekuestrimit dhe administrimit zyrtar të provave me interes hetimor.
