Arben Ahmetaj: KAYO, një kompani që furnizon me para nga buxheti pa tender

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ka komentuar për News24 konceptin e kompanisë shtetërore KAYO, duke ngritur akuza për mungesë transparence dhe procedurash tenderimi në përzgjedhjen e partnerëve privatë.

Ahmetaj tha se modeli i KAYO-s parashikon krijimin e një kompanie nga qeveria shqiptare, e cila më pas hyn në operacione të përbashkëta me subjekte private.

“Jemi duke folur për konceptin KAYO. Qeveria shqiptare krijon një kompani, pastaj kjo kompani hyn në operacione të përbashkëta me privatë të ndryshëm. Zgjedhja e privatëve pa transparencë dhe procedurat pa tender. Ja shtojmë edhe dy të këqijave të mëdha, ku shteti mbetet 20%. KAYO është kthyer në asistente furnizuese me para nga buxheti i shtetit pa tender të gjithë vemieve që krijohen poshtë”, deklaroi Ahmetaj.

Referuar debimit me force te News24, Ahmetaj e cilësoi situatën si një formë hakmarrjeje ndaj medias dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama, të cilin e përshkroi me termin “kreu i Organizatës”.

“E parë është afera korruptive kriminale ku shteti lëshon asetet e veta në favor të privateve dhe e dyta është hakmarrje ndaj pavarësisë tuaj mediatike. Hakmarrje e kreut të Organizatës Kriminale, pak ju ka bërë me atë pavarësi që ju keni. Është hakmarrje e drejtpërdrejtë në sytë e shqiptarëve dhe të gjithë botës. Pak ju ka bërë dhe mos u habisni me ato që mund të bëjë deri ditën që mund të bëjë. Shqiptarët nuk llogariten për kreun e organizatës, ju nuk llogariteni”, tha Ahmetaj.

Me tej, Ahmetaj tha se nxjerrja me dhunë e stafit të News24 nga godina ku operonte prej shumë vitesh ishte me qëllim nga kreu i qeverisë për të vendosur një shembull.


Shtuar 9.09.2026 14:38

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisbetixirjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobet