Publikohet lista me 30 kandidatët për “Topin e Artë” 2026, Messi përfshihet, Ronaldo mungon

France Football ka zbuluar emrat e 30 futbollistëve që konkurrojnë për “Topin e Artë” 2026, fituesi i të cilit do të shpallet më 26 tetor.

Vëmendjen më të madhe e ka marrë prania e Lionel Messit, i cili vijon të renditet vit pas viti mes 30 lojtarëve më të mirë në botë. Ndërkohë, Cristiano Ronaldo nuk figuron mes të nominuarve.

Të lidhura

None found

Për yllin portugez, kjo është hera e katërt radhazi që mbetet jashtë listës së hartuar nga France Football.

Raportime të shumta veçojnë pesë emra si pretendentët kryesorë për ta fituar trofeun këtë vit.

Harry Kane konsiderohet favoriti kryesor, ndërsa për çmimin pritet të rivalizojnë gjithashtu Kylian Mbappe, Lamine Yamal, Rodri dhe Khvicha Kvaratskhelia.

Secili prej tyre ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, ndaj pritet të jetë mes kandidatëve më të spikatur për çmimin prestigjioz individual.


Shtuar 8.09.2026 17:19

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiszirvebetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Giriş