Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ka marrë vendimin për të bojkotuar seancat gjyqësore në GJKKO, në shenjë proteste ndaj rregullores së Gjykatës së Posaçme, që ndalon përdorimin e telefonave brenda ambienteve gjyqësore.
Avokati Maks Haxhia, në një deklaratë për mediat, theksoi se u vendos unanimisht bojkoti deri në pezullimin e rregullores së re të GJKKO.
Të lidhura
None found
Ai theksoi se avokatët që e kundërshtojnë bojkotin dhe të përballen me masa disiplinore, deri në heqjen e licencës.
“Pas një debati konstruktiv, duke vlerësuar në radhë të parë proceset, përfundimisht, këshilli i përgjithshëm që të bojkotojë vetëm seancat në GJKKO. Ky bojkot do të jetë i kushtëzuar për një afat deri në pezullimin e rregullores së re. Mbështet edhe interesin e mediave që preket totalisht funksioni, misioni i tyre në përcjelljen e këtyre seancave dhe transparencës.
U vendos që bojkoti të mos zbatohet kundër masave të sigurimit, apo të dënimit që janë në procesin e amnistisë. Pikë tjetër e këtij vendimi ishte që nga të gjithë avokatët që do të dalin në kundërshtim me këtë vendim, do të procedohen disiplinarisht nga Komitetii Disiplinës me masa ekstreme të heqjes së licencës”, deklaroi ai.
