Prej tre ditësh, zjarri në zonën e Tërbunit në Pukë vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë. Erërat e forta kanë ndihmuar në përhapjen e flakëve, të cilat tashmë paraqesin rrezik për një banesë dhe stacionin rezervë të furnizimit me ujë të qytetit të Pukës.
Forcat e angazhuara në terren po përpiqen të kufizojnë vatrat e zjarrit, por operacioni po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer dhe motit.
Të lidhura
None found
Vatra të ndryshme vijojnë të jenë aktive, ndërsa prania e erës favorizon avancimin e flakëve dhe pengon ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.
Në këto rrethana, është kërkuar ndërhyrja nga ajri për të ndalur përhapjen e zjarrit dhe për të mbrojtur banesat, si edhe infrastrukturën e furnizimit me ujë.
Ndërkohë, ekipet në terren vazhdojnë punën për izolimin e vatrave, ndërsa situata po ndiqet në mënyrë të pandërprerë.
