Kylian Mbappe ka folur hapur për shanset që ka për ta fituar për herë të parë në karrierë “Topin e Artë”, duke pranuar se ky vit mund ta gjejë në një pozitë mjaft të favorshme për të siguruar këtë çmim individual prestigjioz.
Të lidhura
None found
Sulmuesi francez nënvizoi se të luash për Real Madridin, klubin më të suksesshëm në historinë e futbollit evropian, të fut automatikisht në mesin e kandidatëve për çmime të tilla.
“Kur luan për Real Madridin, klubin më të mirë në botë, në mënyrë të pashmangshme lidhet me këto çmime. Kur njerëzit më takojnë në rrugë, më flasin për këtë. Është një vlerësim shumë i dëshiruar për çdo lojtar”, ka thënë ai.
“Gjatë kësaj vere bëra histori në kompeticionin më prestigjioz. Por rruga është ende e gjatë. Dhe secili është i lirë të mendojë se kush është lojtari më i mirë në botë”, shtoi Mbappe.
Kur u pyet nëse e sheh veten si futbollistin më të mirë në planet, 27-vjeçari zgjodhi të mos japë një përgjigje të prerë.
“A jam lojtari më i mirë në botë? Secili ka mendimin e vet. Disa do të thonë po, të tjerë jo. Është një debat dhe nuk është e thënë që të gjithë të mendojnë si unë”, ka vijuar ai.
“Ky vit mund të jetë i favorshëm për ‘Topin e Artë’, por ai jepet nga gazetarët dhe do të jetë në dorën e tyre të vendosin”, përfundoi Mbappe.
Ndërkohë, edhe emri i Fabian Ruiz po përmendet së fundmi si kandidat serioz, pasi i fitoi të gjitha trofetë me PSG-në dhe Botërorin me Spanjën.
