Donat Rrudhani, Samuel Krasniqi, Lutfi Dalipi dhe Uran Bislimi janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës në futbollin zviceran.
Të lidhura
None found
Performancat e tyre me klubet përkatëse u vlerësuan maksimalisht, duke u siguruar një vend në 11-shen e javës të përzgjedhur nga SofaScore.
Vlerësimin më të lartë mes katër lojtarëve e mori Samuel Krasniqi i Grasshoppers, me notën 9.2. Pas tij u rendit Lutfi Dalipi i Vaduzit, i cili u vlerësua me 8.8.
Donat Rrudhani, që kontribuoi me një gol dhe një asistim për Sionin, mori notën 8.4, ndërsa Uran Bislimi i Luganos u vlerësua me 8.5.
Formacioni më i mirë i javës:
Nga këta katër futbollistë, vetëm Rrudhani luan për Kosovën. Bislimi ka vendosur përfundimisht të përfaqësojë Zvicrën, ndërsa Krasniqi dhe Dalipi janë pjesë e grupmoshave të reja të “Helvetikëve”.
