Steve McManaman, ish-anësor i Real Madridit dhe Liverpoolit, ka bërë një vlerësim të jashtëzakonshëm për talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, duke deklaruar se ai është më i mirë se Lionel Messi dhe Michael Owen kur ishin në të njëjtën moshë.
Të lidhura
None found
Sipas McManaman, 16- apo 17-vjeçari tashmë ka marrë përmasat e një ylli botëror, ndërsa rruga e tij për t’u përmirësuar dhe zhvilluar është ende e gjatë.
Megjithatë, ish-futbollisti anglez nënvizoi se Barcelona duhet të tregojë kujdes me ngarkesën e minutave të Yamalit, në mënyrë që ta ruajë nga dëmtimet.
“Besoj se është më i miri që kemi parë ndonjëherë. Si lojtar 16- apo 17-vjeçar, ai është adoleshenti më i mirë që kemi parë ndonjëherë”.
Gjatë krahasimit të tij, McManaman përmendi Messin në moshën 17 ose 18 vjeç dhe Owenin kur ishte 17-vjeçar.
“Unë mendoj se Lamine është edhe më i mirë se ata (Messi dhe Owen)”, përfundoi ai.
Ndërkohë, Yamal ishte protagonist në fitoren 5-0 të Barcelonës në transfertë ndaj Valencias, duke shënuar dy gola.
