ZGJEDHJE 2021/ Mbyllet votimi në Kolonjë, fitore bindëse e PS

Në Kolonjë është mbyllur procesi i votimit dhe Partia Socialiste ka mundur të marrë një fitore të thellë ndaj PD dhe LSI.

Mësohet se në Kolonjë PS ka marrë 3666 vota, PD 2299 vota dhe LSI 768 vota.

Ndërkohë votimi është mbyllur edhe në Has, Këlcyrë, Himarë, Konispol, Pustec dhe Tropojë.


Shtuar 26.04.2021 12:53