Wenger kundër Superligës: Ide e keqe, do ta prishte dominimin e Premierligës

Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka dhënë mendimin personal lidhur me Superligën Evropiane.

Superliga Evropiane u formua para dy ditëve dhe deri me tani janë të përfshirë 12 skuadra, mirëpo UEFA dhe FIFA janë kundër.

Wenger e parashikoi në vitin 2009 krijimin e Superligës Evropiane që do ndodh dekadën e radhës dhe parashikimi doli i saktë.

Sidoqoftë për talkSport, Wenger tha se Superliga Evropiane është vërtetë ide e keqe që kërcënon Premierligën.

“Mund të them se është ide e keqe. Futbolli duhet të qëndrojë i bashkuar, është gjëja më e rëndësishme”.

“Besoj se kjo ide nuk do vazhdojë larg. Nuk e di çka qëndron pas saj. Është ide edhe më e rrezikshme dhe kërcënim i madh për Premierligën”.

“Kur isha në krye shumë shtete provuan të prishin dominimin e Premierligës dhe një projekt i tillë vërtetë do ta arrinte”, deklaroi ai.

UEFA dhe FIFA është duke provuar që t’i përjashtojë nga garat ndërkombëtare të gjitha klubet që marrin pjesë në Superligën Evropiane.

Shtuar 20.04.2021 09:12