Perez i sigurtë: Superliga e shpëton futbollin, klubet nuk përjashtohen nga garat ndërkombëtare

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka dhënë intervistë ekskluzive për “El Chiringuito” ku foli për Superligën Evropiane.

Perez u zgjodh president i Superligës Evropiane ku janë të pranishëm 12 klube dhe pritet t’i bashkohen edhe disa gjigantë të tjerë evropianë.

Perez tha se mendon që Superliga do ta shpëtojë futbollin, kurse ekipet që marrin pjesë nuk do përjashtohen nga garat e tyre, gjë që është duke provuar të bëj UEFA.

Intervista e plotë e Perez për Chiringuito TV:

“Shumë klube në Spanjë, Itali dhe Amerikë duhet të gjejnë zgjidhje për situatën e keqe financiare. E vetmja mënyrë është të zhvillojmë më shumë ndeshje. Në vend të LK, Superliga ndihmon klubin të shërohet dhe të fitojë më shumë”.

“Te Real Madrid kemi humbur shumë para, jemi në situatë të keqe. Superliga do të shpëtojë klubin financiarisht”.

“Superliga nuk do mbyllet, nuk është e vërtetë. Kush do që fiton pesë vendet e para do jetë në gjendje të luajë me klubet më të mira në botë”.

“Do bisedojmë me UEFA-n. UEFA ka punuar në formatin e ri të LK, por sinqerisht nuk e kuptoj. Duam ta shpëtojmë futbollin”.

“UEFA është monopol, por duhet të jetë më transparent. Duam të shpëtojmë futbollin për 20 vite, është kohë në rrezik. Nëse fiton, merr 120 milionë deri në 130 milionë nga UEFA, por me Superligën do fitojmë shumë më shumë”.

“Mos u shqetësoni lojtarët nuk përjashtohen nga Kombëtaret”.

“Real Madrid, Manchester City dhe Chelsea dhe tjerat klube të Superligës nuk do përjashtohen nga LK ose ligat e tjera. Jam i sigurt 100 për qind. E pamundur”.

“Nuk do përjashtohemi as nga Liga e Kampionëve, mund ta sigurojë”.

“PSG ende nuk është ftuar. Nuk kemi biseduar me klubet gjermane. Jemi 12 klube dhe duam të bëhemi 15. Nëse PSG dhe Bayern refuzojnë, Superliga nuk do anulohet. Ky është budallallëk”.

“Barcelona është duke kaluar kohë të vështirë me situatën ekonomike, Laporta e kuptoj menjëherë dhe pranoj si klubet e tjera të mëdha. Ne do punësojmë arbitrit më të mirë në botë”.

Ndërkohë, Perez në fund konfirmoi që nuk do rikthehet CR7.


Shtuar 20.04.2021 09:07