SKANDAL/ Gjyqtari në Brazil nxjerr pistoletën nga brezi dhe kërcënon tifozët (VIDEO)

Përdorimi i armëve në fushat e futbollit është kthyer në një modë. Pas Greqisë dhe Meksikës, një tjetër episod na vjen nga Brazili.

Gjithçka ndodhi në një ndeshje të futbollit amator, ku gjyqtari kryesor nxori një armë tip pistoletë pas revoltës së tifozëve të një prej skuadrave.

Gabriel Murta Barbosa Maciel, polic profesionist dhe anëtar i Federatës së Futbollit të të rinjve, nxori pistoletën nga brezi për të ulur gjakrat.

Për fatin e mirë, gjithçka kaloi normalisht me Macielin që pas këtij skandali rrezikon seriozisht lirinë.

Por, ky nuk është rasti i parë që gjyqtari në fjalë nxjerr armën teksa gjykon një ndeshje futbolli. Sipas raportimeve të mëhershme, Gabriel Murta Barbosa Maciel edhe më 2015 kishte nxjerrë armën nga brezi pasi në fushë kishin nisur përleshjet mes dy ekipeve.

Gabriel Murta, tani 32 vjeç, shihet teksa mbahet nga kolegët e tij pasi ia kishte drejtuar armën një menaxheri të ekipit.

Sipas mediave në Brazil, Murta kishte marrë një shuplake dhe një shkelmë nga një lojtar pasi kishte vendosur të mos akordonte penalti me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të parregullt.


Shtuar 15.01.2020 21:02