Kryemadhi: Ja kur shkojmë në zgjedhje të parakohshme

“Kjo reformë është hapi i parë për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme…”

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi se pas reformës zgjedhore, opozita bëhet gati për zgjedhjet e parakohshme.

“Kjo reformë është hapi i parë për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Zgjedhje të parakohshme është kërkesë e Bundestagut”, – tha znj.Kryemadhi.

E ftuar në Euroneës Albania, Kryetarja e LSI e cilësoi këshillin politik të dalë nga marrëveshja një detyrë të opozitës për të plotësuar 9 pikat që Bundestagu i ka vënë Shqipërisë për hapjen e negociatave

“Nuk u kthyem, ne jemi aty ku ishim, erdhi parlamenti tek tryeza jonë. Momenti i dakordësisë ka të bëjë me përmbushjen përfundimtare të reformës.

Një nga pikat kryesore të Bundestagut është edhe miratimi dhe implementimi i reformës zgjedhore. Në 9 pikat e Bundestagut, opozita ka detyrimin të japë dakordësinë.

Kjo reformë është hapi i parë për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Zgjedhje të parakohshme është kërkesë e Bundestagut”, – tha znj.Kryemadhi.


Shtuar 15.01.2020 20:45