Nuk i binden policit civil, tre veta arrestohen, një polic dërgohet në spital (VIDEO)

Mbrëmë në Gjilan pati tensione mes disa qytetarëve dhe policisë.

Nga kjo përplasje një polic shkoi në spital, e tre qytetarë u vunë në pranga, njofton Klan Kosova.

Ndodhinë në rrugën “Haqif Tetova” të lagjes “Dardania” e ka siguruar edhe me pamje klankosova.tv.

Megjithatë, policia nuk dha shumë detaje, por vetëm konfirmoi arrestimin e tyre për sulm ndaj policëve, në mesin e të cilëve ishte edhe një civil.

“Janë arrestuat tre te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që te njëjtit kanë sulmuar zyrtarët policorë. Njëri zyrtar policor ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe pas tretmanit mjekësor është liruar. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë”.

Në videon e mëposhtme shihet nga fillimi mosmarrëveshja që ka polici civil me qytetarët e më pas vijnë edhe tre të tjerë të uniformuar.


Shtuar 25.07.2020 20:41