Ish mesfushori i kombëtares shqiptare, Migjen Basha i ka bërë një nisje spektakolare në kampionatin australian të futbollit.
33-vjeçari shënoi golin e dytë në fitoren 4-0 që Melbourne Victory mori në shtëpi përballë Newcastle Jets.
Basha nuhati bukur një goditje nga distanca, dhe i vetëm përballë portierit mik goditi saktë dhe me ndihmën e shtyllës tundi rrjetën.
Melbourne regjistroi fitoren e dytë radhazi, duke u ngjitur në vendin e 7-të me 15 pikë, i distancuar me 16 pikë nga kreu që mbahet nga Sydney FC.