I dogjën “Benz-in”, flet gardiani: Kjo është çështje terroriste

Gjatë mbrëmjes së djeshme automjeti tip “Benz” në pronësi të gardianit të burgut të Shënkollit, Nikolla Prenga, u përfshi nga flakët.

Sipas policisë, zjarrvënia ka qënë e qëllimshme dhe fillimisht u dyshua për shkak të detyrës.

Mirëpo vetë Prenga e ka hedhur poshtë këtë pistë.

Ai ka mohuar faktin se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e tij. Prenga është shprehur se ka konflikte pronësie për një biznes që ai disponon.

“Për mua është për t’u parë, se makina ime nuk ka pasur probleme teknike. S’ka pasur asnjë problem elektrik. Është për t’u parë gjithçka. Unë punoj në këtë burg, s’kam asnjë shkak për arsye detyre, por ngelet për t’u parë. Nuk kam asnjë konflikt pune. Kur nuk sheh njeri, dhe nuk ke parë e dëgjuar gjë, si vë dot gishtin kujt…Mund të kemi konflikte të vogla, por jo të mëdha. Ne kemi një biznes të vogël këtu dhe disa persona janë futur jashtë gjërave ligjore, sa i përket të drejtave pasurore. Ne i kemi paralajmëruar se janë futur gabimisht, pasi kanë marrë kontrata me dokumente false, çështje që ka shkuar dhe në polici. Dyshimet janë nga të gjitha anët dhe se di, jam pak i lodhur shpirtërisht. Apeli im është që të zbardhen të gjitha çështjet të tilla. Këto janë çështje terroriste. Nëse ekziston dora e njeriut, është terroriste.”, ka thënë gardiani.


Shtuar 19.01.2020 12:06