Aubameyang me fjalë të mëdh për të riun e Arsenal: Do të jetë një super yll

Pierre Emerick Aubameyang nuk ka kursyer lëvdatat për shokun e skuadrës, Gabriel Martinelli.

Martinelli është aktivizuar dje me skuadrën e Arsenal, pikërisht si zëvendësues i Aubameyang, i cili është i suspenduar.

Braziliani ka vazhduar formën e mirë me Arsenal, duke gjetur edhe rrugën e golit. Pas paraqitjes së tij, nuk kanë munguar fjalët e mira nga Aubameyang për lojtarin.

“Gabi do të jetë një super yll. Jo për shkak të golit, por për shprehinë e tij, energjinë dhe mendësinë” ka shkruar Aubameyang në ‘Twitter’.

Komente pozitive për të riun e Arsenal ka dhënë edhe trajneri i skuadrës, Mikel Arteta.


Shtuar 19.01.2020 12:02