Zbulohet shuma marramendëse që Barcelona po humbet për çdo ndeshje të pa zhvilluar në Camp Nou

Shtypi spanjoll ka llogaritur humbjet e Barcelonës në këtë periudhë pandemie me koronavirus.

Për shkak të këtij virusi, kanë kaluar më shumë se një muaj prej kur Barcelona e ka zhvilluar ndeshjen e fundit.

Dhe sipas ‘MARCA’, klubi katalunas humbet 3.3 milionë euro për çdo ndeshje të pa-luajtur në ‘Camp Nou’.

Kjo kryesisht përfshin paratë e fituara nga biletat.

Kështu, Barcelona pritet të humbasë 20 deri në 25 milionë euro deri në fund të këtij edicioni.

Mbyllja e ‘Camp Nou’ gjithashtu rezultoi edhe në humbje për shkak të mbylljes së muzeut dhe dyqanit të klubit.


Shtuar 20.04.2020 16:13