Më shumë se 24 000 viktima, Italia vazhdon drejt mposhtjes së COVID-19

Në 24 orët e fundit në Itali, ndërruan jetë 454 persona nga koronavirusi, ndërkohë që një ditë më parë ishin 433 viktima.

Aktualisht ka arritur në 24,114 numri i përgjithshëm i jetëve të humbura.

Në 24 orët e fundit, Italia regjistroi edhe 2256 të infektuar të tjerë me Covid-19, shifër e cila është më e ulët se ajo e regjistruar ditën e djeshme.

Mediat italiane shkruajnë se në 24 orët e fundit janë shëruar 1822 pacientë me koronavirus dhe numri total i të gjithë të shëruarve ka arritur në 48877. /albeu.com/


Shtuar 20.04.2020 16:19