U rikthye në stërvitje, Klopp: Ishte si dita e parë e shkollës

Liverpooli ka filluar stërvitjet pas një pauze gati dy mujore për shkak të pandemisë që “paralizoi” botën e futbollit.

Trajneri i Reds, Jurgen Klopp e ka quajtur si ditën e parë të shkollës momentin kur u bashkua me lojtarët e tij.

“Kthimi në stërvitje ishte si nxënësit në ditën e parë të shkollës. Isha aq i etur sa 46 vjet më parë. Në fakt, u zgjova më herët se zakonisht, vesha uniformën dhe shkova në terren. Ishte bukur. Unë isha i lumtur që pashë përsëri lojtarët: të gjithë ishin në humor të mirë dhe të aftë”, ka thënë Klopp.

“Ne nuk e dimë se sa kohë do të duhet për t’u përgatitur për finalen e sezonit apo për tjetrin. Domosdoshmërish, pushimi do të jetë i shkurtër. Është njësoj si të zhvillosh periudhën parasezonale, pa luajtur ndeshje miqësore, por vetëm lër mes nesh. Jam i lumtur, sepse lojtarët ishin në gjendje të pushonin, edhe pse nuk ishin me pushime. Shqetësimi për virusin ishte atje, dhe ishte i madh. Protokolli është i shkëlqyeshëm, do të stërvitemi në vende të sigurta. Tani presim vetëm lajme të mira”, ka shkruar gjermani.

Premierliga mendohet se do të rikthehet nga mesi i qershorit.


Shtuar 21.05.2020 08:18