Tre gola për 3 pikë, Reali kthehet te fitorja ndaj Getafe (VIDEO)

Real Madridi arriti t’i siguroj edhe tri pikë tjera, kësaj radhe duke e mposhtur Getafen.

Goli i parë erdhi nga Soria D, lojtari i Getafes por që shënoi në golin e tij, edhe pse ky gol në fillim doli që ishte shënuar nga Varane mirëpo pastaj u konfirmua që ishte autogol.

Por golin e dytë nuk mundi askush të ja mohoj, pas një asistimi nga Kroos, Varane arriti të shënoj në minutën e 53’ për t’i dhënë kështu siguri skuadrës spanjolle.

Dhe në minutat shtesë të ndeshjes arriti të shënoj edhe Modric duke bërë kështu që Reali ta përfundoj ndeshjen me tri gola e tri pikë.


Shtuar 4.01.2020 17:03