Thyen rregullat e izolimit, Dybala dhe familja e tij karantinohen me detyrim

Familja e Paulo Dybala është vendosur në karantinë të detyrueshme nga policia për shkak të frikës se ata po bartin koronavirus, sipas raportimeve.

Familjarët vizituan yllin e Juventusit në Torino dhe u kthyen në Argjentinë në 12 mars.

Por kuptohet që nëna e Dybala, vëllai Gustavo dhe partneri i tij ishin parë rregullisht duke u larguar nga shtëpia e tyre dhe duke shëtitur në publik në Cordoba.

Tani sipas gazetave argjentinase La Voz del Interior dhe Ole, të tre u morën nga policët pasi dështuan të zbatonin rregullat e izolimit.

Ata u vendosën në karantinë në spitalin e Cordobës dhe tani janë në pritje të rezultateve për të parë nëse ata kanë testuar pozitivisht për Covid-19.

Dybala konfirmoi se ai dhe e dashura e tij kontraktuan virusin vdekjeprurës në një postim në Instagram të shtunën.


Shtuar 23.03.2020 10:46