Harvey Weinstein infektohet në burg me koronavirus

Producenti i filmave të Hollivudit, i dënuar për përdhunim, Harvey Weinstein, është testuar pozitivisht me koronavirus, ndërsa ishte në burg. Ai tashmë është në izolim.

Weinstein u shpall fajtor për përdhunim dhe sulm seksual muajin e kaluar dhe u dënua me 23 vjet burg.

Përveç tij dhe një tjetër i burgosur u testua pozitiv, por emri i tij nuk është bërë i ditur ende. Ndërkohë, edhe stafi që punon në burg është karantinuar.


Shtuar 23.03.2020 10:46