Maurizio Sarri e ka vlerësuar ndeshjen e djeshme të Juventusit si më të mirën e sezonit.
Trajneri italian ka thënë se po ndihet i lumtur që skuadra e tij ka rritje në vazhdimësi të formës dhe se të gjithë lojtarët tani janë në element.
Sarri ka thënë se afati i janarit është i mbyllur për Juventusin ngase vlerëson se skuadra e tij nuk ka nevojë për transfere.
Kur është pyetur për ndeshjen Napoli-Interi, Sarri ka dhënë përgjigje interesante.
“Nuk e kamë parë ndeshjen, ngase kur luan Napoli unë e vë jashtë për ta shtëtitur qenin tim Ciron” ka thënë trajneri i Juventusit.