Sancho ka arritur marrëveshje me Man.United, përfiton pagë “faraonike”

Ylli anglez i Borussia Dortmund, Jadon Sancho, pritet të largohet nga ‘Signal Iduna Park’ në fund të këtij sezoni.

Sancho ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me BVB dhe tashmë ka vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Por, raportime të ‘Sun Sport’ bëjnë të ditur se Sancho ka një marrëveshje me Manchester United.

Lojtari është pajtuar për një pagë prej 140 mijë funteve në javë, gjithnjë sipas burimeve të lartcekura.

United akoma nuk janë gati të paguajnë 120 milionë funtet për kartonin e lojtarin, por po tentojnë që të strukturojnë një marrëveshje që kënaq të dy skuadrat.


Shtuar 5.07.2020 07:32