“Klubi im i preferuar, tifoz me Realin që kur luanin Zidane dhe Fenomeni”, ja deklarata e Pjanic në 2009

Miralem Pjanic e ka kompletuar kalimin te Barcelona nga Juventusi si pjesë e marrëveshjes për shkëmbim me Arthur Melon.

Mesfushori boshnjak kaloi te skuadra katalunase me një kontratë katërvjeçare dhe klauzola për largim që shkoi në 400 milionë.

Por, ishte viti 2009 kur Pjanic kishte thënë se Real Madridi është skuadra e tij e preferuar, rivali i përjetshëm i Barcelonës.

“Kam qenë tifoz i Real Madridit që prej kohës kur luanin Zinedine Zidane dhe Ronaldo Nazario”, kishte thënë mesfushori.

“Që nga atëherë, gjithmonë ka qenë klubi im i preferuar dhe gjithmonë do të jetë. Dua që një ditë të luajë atje, pse jo”.

“Në Lyon kam shumë kujtime të mira dhe gjithçka shkon mirë, por një ditë dua të luajë në Madrid”, kishte deklaruar më tej Pjanic.

Tani, ai do të mbrojë ngjyrat e Blaugranasve, do të bëhet rivali më i madh i Zidanes, e në Santiago Bernabeu do të vërshëllehet nga tifozët madrilenë.


Shtuar 29.06.2020 19:42