Partizani me “shtëpi” të re, si duken fasada dhe tribunat e stadiumit (VIDEO)

Partizani do të ketë mundësinë së shpejti të akomodohet në “shtëpinë” e tij të re.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, kampionët në fuqi të Shqipërisë tregojnë pamjet e fundit të impiantit më të ri të futbollit shqiptar. Nga sa mësohet, kanë përfunduar instalimet në tribunën kryesore dhe vendosja e mbulesave në dy tribunat e tjera. Faza tjetër punimeve do të vazhdojë me shtrimin e tapetit të fushës dhe vendosjen e stolave.

Pas shumë vitesh, të kuqtë do të kenë mundësi të zhvillojnë takimet në stadiumin e tyre.


Shtuar 11.05.2020 09:59