Mourinho siguron shërbimet e mbrojtësit të Wolves

Tottenham ka përfunduar marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit të djathtë, Matt Doherty.

Skuadra e Jose Mourinhos do të paguaj në arkat e Wolves 15 milionë funta.

Kështu, Serge Aurier tashmë është i lirë të largohet me Milanin dhe Bayer Leverkusenin që kanë shprehur interesim për të.

Doherty bëhet transferi i tretë i Spurs për verën pasi Pierre-Emile Hojbjerg u bashkua nga Southampton dhe Joe Hart mbërriti nga Burnley.

Ai ka bërë 302 paraqitje për Wolves në total, duke regjistruar 28 gola dhe 41 asistime që nga momenti i transferimit nga Bohemians në vitin 2010.


Shtuar 27.08.2020 13:55