“Na bëre krenarë”, Besa Kokëdhima zbulon hapin e rëndësishëm të motrës së Elvanës (FOTO LAJM)

Teksa këngëtarja e njohur, Elvana Gjata ka vendosur të bëjë një pauzë nga muzika, për të marrë kohën e saj të krijimit, motra e saj, Migena Gjata duket se ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm përsa i përket muzikës.

“E talentuara e bukur, ekselentja Migena Gjata ka hapur shkollën e saj të muzikës në Gjermani pas kaq shumë vitesh duke mësuar, duke performuar në vendet më prestigjoze. Ti na ke bërë të gjithëve krenarë”, ka shkruar mikja e ngushtë e motrave Gjata, Besa Kokëdhima në postimin e fundit në ‘Instastory’.

Besa ka bashkangjitur krah postimit dhe faqen zyrtare të Migenës, në brendësi të së cilës ka një shpërndarje informacioni për të gjithë karrierën e saj.

Me siguri ky hap kaq i rëndësishëm ka bërë krenarë jo vetëm Besën dhe motrën e saj, Elavnën, por dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani dhe ata që kanë mundësinë të mësojnë tashmë në një shkollë muzike, themelet e të cilës i ka krijuar një artiste shqiptare.


Shtuar 27.08.2020 13:45