Mourinho kërkon përforcime në mesfushë, interesohet për yllin e Valencias

José Mourinho ka hedhur sytë nga mesfushori i Valencias, Kondogbia, në mënyrë që të forcojë mesfushën e Tottenhamit, që ka shfaqur probleme serioze muajt e fundit, sidomos me shitjen e Christian Eriksenit tek Interi.

Trajneri portugez po këmbëngul për francezin, me të cilin synon t’i shtojë muskuj dhe shtatlartësi repartit të ndërmjetëm. Kujtojmë që Tottnhami, nënkampion në fuqi i Europës, është jashtë garës për trofe në të gjitha kompeticionet kryesore kur merr pjesë.

Kondogbia u bë i Valencias pasi klubi spanjoll pagoi 25 milionë euro në arkat e Interit për kartonin e tij. Lojtari francez ka zhvilluar dy sezone të shkëlqyera përkrah Parejos, por këtë vit ai nuk ka qenë një titull i padiskutueshëm për shkak të formës së Coquelin.

Këtë situatë kërkon ta shfrytëzojë trajneri i Tottenhamit, që me një ofertë serioze do të bindte Valencian të hiqtë dore nga shërbimet e mesfushorit.


Shtuar 15.03.2020 13:33