Messi mund të luaj deri në 38 vjeç sipas Carles Puyol

Ish kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, ka folur me fjalë të mëdha për kapitenin aktual, Leonel Messit.

Sipas tij, Messi mund të luajë deri në 38 vjec pasi ai e ka potencialin për ta bërë.

“Messi është 32 vjeçar dhe një lojtar që kujdeset aq shumë për vetën e tij sa mund të luajë deri në moshën 38 vjeçare”, u shpreh ish-reprezentuesi i Spanjës, transmeton lajmi.net.

“Pse duhet ta mendojmë Barçen pa Messin kur ai është ende aty. Ne duhet të fitojmë sa më shumë përderisa e kemi atë në skuadër”, përfundoi 41-vjeçari.

Messi në verë mbush 33 vjet, me çka ka bërë drejtuesit dhe tifozët të shqetësohen për gjetjen e zëvendësimit afatgjatë të tij.

Ditë më parë u përfol për një largim të yllit argjentinas nga ‘Camp Nou’ pas problemeve me drejorin sportiv, Eric Abidal, por që siç duket atmosfera e mirë është rikthyer sërish në kampin blaugran. /albeu.com/


Shtuar 17.02.2020 10:10