Mediat në Itali dhe Spanjë: Morata rikthehet te Juventus, Suarez shkon te Atl Madrid

Raporte të shumta në Itali dhe Spanjë sugjerojnë që Luis Suarez do të bashkohet me Atletico Madrid, duke liruar Alvaro Moratan për Juventusin në huazim me mundësi blerjeje, ndërsa Arkadiusz Milik pengon “ëndrrën” e Edin Dzeko.

Transferimi i sulmuesve nuk po shkon ashtu siç ishte menduar vetëm disa ditë më parë, kur Dzeko po shkonte te Juve për 15 milionë euro falë Milik që u largua nga Napoli për Romën me një kosto prej 18 milionë plus bonuse.

Pamundësia e Milikut për të rënë dakord mbi kushtet personale të largimit të tij nga Napoli ka shkatërruar tërë atë zinxhir të ngjarjeve, kështu që plani B u vu në veprim.

Sipas Sky Sport Italia, Marca dhe shumë të tjera, Suarez ka rënë dakord për një transferim falas në Atletico Madrid.

Nga ana tjetër, Atletico do të lirojë Moratan për t’u bashkuar me Juventusin në huazim për 10 milionë euro me një mundësi për ta blerë për 45 milionë të tjera.

Dzeko mund të qëndrojë te Roma, por Napoli nuk mund ta mbajë Milikun, sepse kontrata e tij zgjat vetëm në qershor 2021 dhe ai do të ishte një agjent i lirë verën e ardhshme.


Shtuar 21.09.2020 15:05