Koronavirusi, Cannavaro: Europa duhet të ndjek shembullin e Kinës

Për pandeminë e cila ka pushtuar bota ka folur edhe legjenda e futbollit italian, Fabio Cannavaro.

Italia është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, duke bërë që të gjitha aktivitetet në atë vend të paralizohen.

Lidhur me situatën ka folur edhe Cannavaro, i cili beson se e gjithë Evropa duhet të ndjek shembullin e Kinës, në luftën kundër Covid-19.

“Ky është mesazhi pozitiv (izolimi i Kinës) për ne dhe pjesën tjetër të botës” ka thënë Cannavaro.

“Kjo sëmundje përhapet, por na duhet organizim i mirë. Sakrifica është kostoja. Mësimi i Kinës është i qartë për botën” ka shtuar fituesi i Kupës së Botës në vitin 2006.

Tutje ish mbrojtësi i kombëtares së Italisë ka shprehur mirënjohjen e tij për qytetarët e Italisë që po tregojnë një sjellje shembullore në këtë kohë të jashtëzakonshme.


Shtuar 15.03.2020 09:26