Drekoi me mikun e tij të prekur nga koronavirusi, dalin përgjigjet e analizave të Trump

Presidenti Donald Trump u testua dhe rezultoi negativ ndaj koronavirusit, sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë. Trump u nxit të bënte testin pasi sekretari për shtyp i Presidentit të Brazilit, i cili kishte drekuar me dy presidentët në rezidencën Mar-a-Lago, rezultoi pozitiv me koronavirus.

Presidenti brazilian, Bolsonaro tha të premten se ai ishte negativ në testin për virusin. Deri të premten Trump kishte thënë se ai nuk ishte aspak i shqetësuar. Dhe mjeku i Shtëpisë së Bardhë e kishte mbështetur.

Por “pas një diskutimi të thellë me Presidentin në lidhje me testimin e COVID-19, ai zgjodhi ta bëjë testin”. Trump pohoi të shtunën para gazetarëve se e kishte kryer testin dhe priste përgjigjen.

Gjendja shëndetësore e Presidentit ka qenë në diskutim pasi ai ka qenë në kontakt jo vetëm me sekretarin Brazilian, por edhe me dy persona të tjerë të testuar pozitivë për virusin.


Shtuar 15.03.2020 09:23