Sot u zhvillua sfida e Serisë A, Breshia-Lacio e cila përfundoi me fitoren e skuadrës romane me rezultatin 1-2. Golin e parë të sfidës e shënoi Mario Baloteli, duke kaluar përkohësisht skuadrën e Brescias në avantazh.
Por, jo gjithçka ka shkuar siç duhet për sulmuesin shtatlartë me ngjyrë. Mario Balotelli edhe në sfidën e sotme, ka rënë sërish pre e koreve raciste.
Koret raciste në adresë të tij gjatë ndeshjes nga tifozët e Lacios e shqetësuan Mario Balotelin që në një moment i kërkoi arbitrit të ndërpriste ndeshjen.
Ky i fundit e bëri diçka të tillë për disa minuta, por më pas takimi rifilloi dhe në fund u mbyll me fitoren e miqve lacialë.
Nga sa bëhet e ditur nga mediat italiane, klubi i Brescias ka bërë një ankesë në federatën italiane për këtë rast të përsëritur në adresë të sulmuesit të saj kryesor.